Klea Huta zbulon detaje nga emisioni që pritet të fillojë së shpejti

E publikuar: 30/07/2018 08:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klea Huta, moderatorja e këtij projekti të ri, para pak minutash ka zbuluar disa detaje me anë të videove të postuara në profilin e saj në Instagram. Emisioni do të ketë në qendër të tij personazhet e famshëm shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Amerikë.


Në këtë emision, personazhet do të zbulojnë më shumë rreth jetës së tyre private dhe profesionale. 

Emisioni është xhiruar në disa vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si: Miami, Los Angeles, New York etj. Personazhet që janë pjesë e këtij emisioni, siç duket edhe në videon e postuar nga Klea janë: fotografi Fadil Berisha, modelet Anxhela Martini, Afërdita Dreshaj dhe Emina Çunmulaj, valltari Tony Dovolani, si dhe aktori James Biberaj.