Klea dhe Elgiti në Miami, zbulohet përse!

E publikuar: 28/06/2018 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Instastory’ Klea zbulon se është nisur drejt Amerikës për të nisur xhirimet e programit në bashkëpunim me fotografin Artan Korenica.

Por burime për “revistawho.com” zbulojnë se Klea, ka shkuar në Amerikë edhe për një arsye mjaft të rëndësishme që ka lidhje me karrierën e saj muzikore. Klea do të xhirojë edhe një klip të ri.

Kujtojmë se pak kohë më parë ajo ka publikuar këngën me titull “Bla, Bla’, e cila ishte vetëm fillimi i projekteve të saj muzikore.Në Amerikë ajo është e shoqëruar edhe nga partneri i saj kantautori, Elgit Doda.