Kur PSG e theu klauzolën e Neymarit, shifrat e mëdha u shembën dhe nuk janë më tabu.
Për Neymarin u pagua shifra e 222 milionë eurove, që është edhe transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Por klauzola e Cristiano Ronaldos, sipas kontratave të tij me Real Madridin vlen 1 miliard euro.
Çuditërisht të njëjtën e ka edhe shoku i tij i skuadrës, Karim Benzema.
Barcelona klauzolën më të lartë nuk e ka për e Lionel Messin, që ai ka të vendosur 300 milionë euro.
Klauzolën më të madhe se ai e ka Ousmane Dembele që kushton 400 milionë euro.
Kjo do të thotë se ka nëntë lojtarë të cilët kanë klauzola lirimi me vlerë më të madhe se sa lojtari më i mirë në botë.
Liga spanjolle pretendon se ligjet e punësimit detyrojnë klubet që t’i japin secilit lojtar një klauzolë blerjeje.
Këto janë 10 klauzolat më të shtrenjta të lirimit të shkruara në kontratat e lojtarëve. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo – 1 miliard euro

Karim Benzema – 1 miliard euro

Isco – 700 milionë euro

Marco Asensio – 700 milionë euro

Gareth Bale – 500 milionë euro

Luka Modric – 500 milionë euro

Toni Kroos – 500 milionë euro

Dani Ceballos – 500 milionë euro

Ousmane Dembele – 400 milionë euro

Lionel Messi – 300 milionë euro

Luis Suarez – 200 milionë euro

Sergio Busquets – 200 milionë euro

Gerard Pique – 200 milionë euro

Andres Iniesta – 200 milionë euro

Antoine Griezmann – 200 milionë euro



















