Ajo gjendej para një garderobë të madhe me veshje firmato dhe i duhej të zgjidhtë mes tyre. Klaudia Pepa u ka kërkuar ndihmë fansave të saj me anë të nëj foto provokuese ku nxirte në pah trupin e saj perfekt prej balerine.
Dhe me sa duket enigm,a e saj ka mbetur pa u zgjidhur. Me anë të një publikimi akoma më të nxehtë Klaudia ka treguar se si ka përfunduar dita e saj.
E veshur me një këmishë gjumi mjaft provokuese dhe e rrethuara nga kuti që mbajnë veshje dhe këpucë firmato, Klaudia nuk mund të ishte më e lumtur.
‘Opss Unë nuk mund të zgjedh asgjë …! Për fat të keq unë kam mbetur kështu’ –ka shkruar ajo krah fotos ku duket më e zjarrtë se asnëjherë më parë. Kohët e fundit nuk mund të gjesh në profilin e Klaudias nëj foto që mos të të lerë pa fjalë.
Ajo dhe ish bashkëshorti i saj Albi Nako kanë qënë ‘kryefjalë’ prej javësh në media. /Gazeta Express/


















