Në Lidhjen Demokratike u angazhua si 19-vjeçar. Por Lutfi Haziri si nënkryetar, po mendon t’i hyjë garës për lider të partisë që më 14 mars mban kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor.
Edhe pse zyrtarisht ende nuk e ka shpallur kandidaturën për lider partie, Haziri që aktualisht është kryetar i Gjilanit, thotë se mandatin këtu do ta çon deri në fund.
“Nuk ka asnjë lloj pengese politike a kushti politik që lidhet me kryerjen e detyrës, detyra ime e parë mbetet zbatimi i detyrave në komunë të Gjilanit”, thotë Haziri.
Por edhe nëse nuk zgjidhet si prijës i Lidhjes, politikani thotë se do mbështes çdo kryetar tjetër pasi brenda partisë ka potencial të madh lidershipi.
E kushdo që emërohet në krye të LDK-së, 51-vjeçari thotë se e pret punë e madhe.
“Ka me dhanë zgjidhje të shpejta e të vështira si është roli i LDK-së si opozitë ne kuvend, roli i LDK-së për zgjedhjen e presidentit, roli në dialog dhe për zgjidhjen e peoblemeve të brendshme”, thotë Haziri.
Se Haziri do të sillte unitet edhe në parti e thonë edhe gjilanasit.
“Mendoj qe duhet m’u bo se osht vërtet i aftë, nuk i dallon a o’ shqiptar a rom a serb, për krejt njëjtë”, Haxhi Ekremi, qytetar i Gjilanit.
Të tjerë shprehen se “Lutes” do ia sheh hajrin krejt Kosova.
“Si ta bani, ka me lulëzu Kosova, edhe jo veç Gjilani, po krejt keni me ia pa hajrin…”, thotë një tjetër qytetar i Gjilanit.
Jo zyrtarisht Klani mer vesh se Lutfi Haziri është favorit për kreun e LDK-së, pasi gëzon mbështetjen e shumicës së kryesisë.
Ndiqeni kronikën e Klan Kosova në Lajmet Qendrore, nga minuta e 22-të: