Ndoshta kjo shtëpi nuk duket e vlefshme në pjesën e jashtme, por kushton rreth shtatë milionë dollarë amerikanë, dhe ka shumë arsye pse është kaq e shtrenjtë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, artisti dhe ndërtuesi Ed Bemis ia doli ta kthente në realitet duke ndërtuar në ultësirat e Ashlandit (Oregon) një shtëpi të mrekullueshme.
Ajo, siç thuhet më tej, ka aq detaje interesante saqë është e përshtatshme për fisnikët nga romanet e preferuara.
Prona me një hapësirë prej rreth 800 metra katrorë është e vendosur në një hapësirë toke prej rreth 280 hektarësh.
Kjo shtëpi ëndërr gjithashtu ka vlerën e saj ekologjike – përveç tjerash, brendësia e saj ngrohet dhe ftohet nga energjia gjeotermale.
Puna e komplikuar e punuar me dorë është një gurthemeli i asaj që e bën këtë shtëpi unike.
Gjithashtu, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se shtëpia ka edhe një pishinë.
Çfarë e karakterizon këtë shtëpi është fakti se pjesët e saja më të ndërlikuara, janë të punuara me dorë.
Dhe brenda detajeve interesante, ka një më të veçantë – Bemis ka kaluar më shumë se një vit në gdhendjen vetëm të derës së hyrjes. /Telegrafi/