Një mësuese në SHBA është arrestuar dhe është nën akuzë pasi ka bërë seks me një nga nxënësit e saj në shtëpinë e saj.
Lauren Mitchell, e martuar, që jep mësim në një shkollë të mesme në Nju Xhersi, e mori nxënësin 15-vjeçar në shtëpi, ku bënë seks.
Drejtori i shkollës mësoi për këtë veprim gjatë një ekskursioni të shkollës.
Mitchell, 32 vjeç, u arrestua të premten, por është liruar me kusht përkundrejt garancisë 150 mijë dollarë.
Ajo do dalë në gjykatë më 7 korrik.