Transmetohet se porosia e fundit e Profetit Muhamedit a.s kishte qene namazi.
Falenderimi i takon vetëm Allahut, vetëm Atë falenderojmë! I kërkojmë ndihmë, Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Fjalët më të vërteta janë fjalët e Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem. Gjërat më të këqia janë gjërat e shpikura! Çdo shpikje është bidat, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje të çon në zjarr! Një prej detyrave më të mëdha që i ka dhënë Allahu i Madhëruar njeriut është namazi. I cili nuk është obliguar në tokë si gjithë detyrat e tjera të Islamit, por është obliguar sipër shtatë qiejve natën e Mi’raxhit. Gjë që tregon vlerën e madhe që ka ky adhurim tek Allahu i Madhëruar.
Namazi është një ndër detyrat themelore dhe më të rëndësishme fetare. Me faljen e namazit respektojmë, nderojmë All-llahun xh.sh. dhe i falënderohemi Atij. Sepse njeriu prej vetë natyrës është ai që mvaret prej dikujt tjetër. Gjendja në namaz është një lidhshmëri në mes robit dhe krijuesit të tij, në mënyrë që robi drejtpërsëdrejtii drejtohet krijuesit pa kurrfarë ndërmjetësimi. Këtë respekt dhe nder e bëjmë gjatë faljes së namazit. Qëllimi i namazit është që shpirtërisht të afrohemi tek All-llahu xh.sh. Namazin e kanë falë edhe popujt tjerë para ummetit të Muhammedit a.s. në këtë gjendje kanë qenë në lidhshmëri shpirtërore të përhershme me krijuesin e vet.
https://youtu.be/lN8QccdiREg