Kuvendi i Kosovës nuk arriti t’i votojë ndryshimet kushtuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, raporton KTV.
Me 75 vota për, 7 kundër, 2 abstenime Kuvendi nuk e miratoi këtë ndryshim të nevojshëm.
Menjëherë pas këtij votimi siç edhe është pritur ka pasur reagim nga ana e përfaqësuesve ndërkombëtar. Është shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar, ai i cili ka thënë se jemi të zhgënjyer me vendimin e kuvendit.
“Por na mbetet ta respektojmë atë”, ka thënë Zhbogar.