Kampioni aktual i Italisë, Juventus, e ka treguar forcën e saj të vërtetë në kryendeshjen e xhiros së parë në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Manchester Cityn me rezultat 1-2.
‘Zonja e Vjetër’, nga Torino ishte në disavantazh, pas një auto goli të Giorgio Chiellinit, i cili ishte edhe i dyshimtë sipas lojtarëve mysafir arriti të rikthehet në lojë.
Mesfushori francez Paul Pogba, bëri një asistim zëbukur në minutën e 70-të për sulmuesin kroat Mario Mandzukic i cili shënoi lehtësisht në portën e Joe Hart, duke barazuar shifrat në 1-1.
Përderisa ndeshja po shkonte drejt një barazimi, kështu nuk mendoi Alvaro Morata, i cili realizoi një gol të bukur nga jashtë 16 metërshit për fitoren e madhe të Juventusit në ‘Etihad Stadium’, përballë rivalit direkt të grupit D, Manchester Cityt.
Pas startit të dobët në Itali, ‘Zonja e Vjetër’, nga Torino tregon forcën e saj të vërtetë në Evropë.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Sevilla ka shënuar fitore të lehtë 3-0 ndaj Borussia Moenchegladbach.
Kevin Gamerio, Ever Banega dhe Evgen Konoplyanka shënuan golat për fitoren e Sevillës, fitore që i bënë kryesues të grupit D. /Telegrafi/