Adrianne Lewis nga Michigan, SHBA, pretendon se ka gjuhën më të gjatë në botë.
Ajo ka një gjuhë kaq të gjatë, sa mund të lëpijë jo vetëm hundën dhe mjekrën e saj, por edhe syrin.
18- vjeçarja thotë se gjuha e saj shkon në 10.1 centimetër, ndërkohë që rekordi aktual është 9.9 centimetër.
Lewis shpreson të fitojë rekordin, ndërsa ka hapur një kanal në YouTube për të treguar se ç’mund të bëjë me gjuhën.