Pjesëmarrësi i emisionit të pare për dashurinë në televizione shqiptare, Atdhe Xheravina, ka folur rreth jetës së tij, edhe asaj personale, pas daljes nga ky emision.
Që nga dalja dhe fama që mori ai, e në veçanti nga emisioni Përputhen, Atdheu po ftohet në shumë emisone për të treguar më shum rreth ndryshimit që ka pësuar jeta e tij pas famës së madhe.
Në një emision të rradhës televiziv, ai u pyet se a ka pasur ndonjë të preferuar nëna e tij nga konkurentet vajza të Përputhen, dhe përgjigjja e Atdheut ishte shumë ndryshe nga ajo që pritej. Ai nën siklet tha se nuk ka qenë ndonjë e preferuar nga konkurentet, gjë që la të kuptojë se bëhet fjalë për prezantuesen Bora Zemani.
Kujtojmë se Atdheu gjithmonë ka thënë fjalë të mira për prezantuesen Zemani dhe e ka shprehur hapur pëlqimin ndaj saj.