Vietnam u shndërrua në qendër të bukurisë më 22 dhjetor, ku Drita Ziri rrëmbeu titullin prestigjioz të ‘Miss Earth’.
Drita triumfoi duke lënë pas 84 konkurente të tjera në këtë garë të bukurisë.
Triumfi i saj shënon një kapitull të ri jo vetëm në karrierën e saj, por edhe në historinë e Shqipërisë në skenën e bukurisë botërore, pasi është hera e parë që një përfaqësuese nga Shqipëria zgjedhet si fituese e kësaj gare.
Drita gjithashtu do të shërbejë si ambasadore për mbrojtje të mjedisit.
Ajo do të udhëheqë projekteve të rëndësishme që synojnë të ndërtojnë ndërgjegjësim dhe të promovojnë qëndrueshmërinë dhe vetëdijen ekologjike, duke u bërë model frymëzimi për shumë njerëz në Shqipëri dhe përtej.