Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë po qëndron në Los Angeles.
Ajo është duke realizuar disa reklama për markat me të cilat ka kontratë fitimprurëse, gjersa mendohet se në të njëjtën kohë po realizon edhe një projekt të ri muzikor.
Rita është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare publikoi në rrjetin social Instagram një imazh, ku shfaqej mjaft tërheqëse me pamjen e saj prej bionde dhe një veshje shumëngjyrëshe.
Megjithatë, fansat vërejtën se bluza që ajo kishte veshur ishte paksa transparente, duke zbuluar pak nga përmasat e gjoksit atraktiv të artistes.
Teksa shijonte një gotë verë, Ora duket se ka gjetur më në fund pak kohë për veten e saj, pas angazhimeve të shumta që ka pasur këto javë, pasi përveç xhirimeve në Amerikë ajo është dashur të jetë edhe në Londër, pasi është anëtare jurie në spektaklin televiziv, “The Masked Singer”.