Kjo është Rezoluta ku AAK kërkoi sigurime shëndetësore për policët

E publikuar: 19/05/2022 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka propozuar një rezolutë me disa rekomandime për çështjet e sigurisë.

Me anë të një komunikate për media tregohet se ndër rekomandimet që janë brenda kësaj rezolute janë sigurimi shëndetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ruajtja e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që qeveria ta ketë prioritet mbi prioritetet çështjet që lidhen me siguri.

“Pas përfundimit të debatit, shefi i grupit parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, në cilësinë e propozuesit të debatit paraqiti një rezolutë për votim me disa rekomandime. Në mungesë kourumi, u vendos që rezoluta të hidhet për votim në ndonjë seancë të ardhshme. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë prioritet mbi prioritetet çështjet që lidhen me siguri; Ruajtja e Partneritetit Strategjik me SHBA në raport me forcimin e FSK-së; Sigurimi Shëndetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, thuhet përveç tjerash në komunikatë.

Pikat e rezolutës:

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë prioritet mbi prioritetet çështjet që lidhen me siguri;

Të miratohet dhe procesohet sa më shpejtë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Strategjia e Sigurisë Kombëtare së Kosovës;

Ruajtja e Partneritetit Strategjik me SHBA në raport me forcimin e FSK-së;

Njëkohësisht, sigurimi i të gjitha kushteve logjistike dhe armatimi i kësaj ushtrie me mjetet moderne;

Mbështetja e Fondit të Sigurisë;

Krijimi i tri kushteve minimale për Policinë e Kosovës:

Pagë të dinjitetshme – miratimi i Ligjit të Pagave;

Sigurimi Shëndetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës;

Procedimi i Ligjit për Pensionim të Parakohshëm;

Mbështejta e vazhdueshme për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencës.