Superliga e Kosovës iu rikthye sot aksionit me tri ndeshje, të cilat ishin të vlefshme për xhiron e 23 të këtij sezoni.
Ballkani iu rikthye fitores, duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat të ngushtë 2:1.
Fitorja e sotme ia siguroi Ballkanit pozitën e liderit për këtë javë.
Ndërkaq, edhe Llapi shënoi fitore sot, duke e mposhtur minimalisht 1:0 skuadrën e Feronikelit ’74. Me pikët e reja, Llapi i bën presion Ballkanit, ku vetëm një pikë i ndan tani këto dy skuadra.
Ndërkaq, skuadra e Dritës u befasua nga Fushë Kosova, e cila fitoi 1:0. Me këtë humbje, Drita humb hapin me Llapin dhe Ballkanin në kuadër të titullit, dhe mbetet katër pikë larg vendit të dytë, e pesë sosh larg vendit të parë.
Tabelën e Superligës së Kosovës e gjeni më poshtë: