Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari, ka deklaruar pasurinë e saj pranë Agjensionit Kundër Korrupsion.
Ajo renditë pasuritë e paluajtshme ku bëjnë pjesë një shtëpi me vlerë 200.000€ e cila ka sipërfaqe prej 200m² dhe është bërë me vetfinancim dhe një banesë e trashëguar me vlerë 70.000€ me sipërfaqe 100m².
Kusari ka 23.320€ të deponuara në një llogari dhe një llogari tjetër 1.921€ që zotërohen nga fëmijët e saj, raporton Indeksonline.
Mimoza megjithatë ka edhe tri kredi. Të parën e ka me vlerë 3.449€, të dytën me vlerë 23,270.06€ dhe të tretën me vlerë 3,938.13€. Të gjitha kreditë do t’i kryej në vitin 2019.
Të hyrat vjetore të kryetarës së Gjakovës vinë nga paga si kryetare me shumë 12,577.13€ dhe honorarin e marrë nga shkrimet në gazetën “Tribuna” me shumë 1,308.94€. Gjithashtu ajo ka marrë honorar nga Universiteti i Prishtinës me shumë 1.050€ dhe honorari nga UNOPS me shumë 750€.
Shiko dokumentin e plotë:
http://akk-ks.org/2015/Komunat/Komuna_e_Gjakoves/Mimoza_Kusari-Lila.pdf