Kjo është pasuria e Bekim Jasharit (Dokumente)

E publikuar: 22/08/2017 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Djali i heroit, Hamëz Jashari, Bekimi ka vendosur të hyjë në politikë duke synuar të parin e Komunës së Skënderajt.

Kjo ka bërë që Partia Demokratike e Kosovës të mos dal me ndonjë kandidat në këtë komunë dhe ta pëkrah Bekim Jasharin.

Por, Jashari aktualisht është kryetar i bordit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Pasuria e kandidatit për kryetar të Skënderajt është e madhe, me vetura të shtrenjta, para të gatshme, dhe paga të majme vjetore, shkruan lajmi.net.

Në deklarimin e pasurisë të vitit 2016, Jashari ka deklaruar se posedon dy vetura të cilat kushtojnë hiç më pak se 50 mijë euro.

Një shumë të parave, Jashari i ka të kursyera edhe në banka.

Mbi 15 mijë euro Bekim Jashri i ka të deklaruara në tri banka të ndryshme të vendit.

Madje, ai ka 50% të aksioneve edhe në një kompani komerciale vendore, kapitali i së cilës shkon në 250 mijë euro.

Pagë vjetore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Jashari merr mbi 8 mijë euro.

Kurse 24 mijë euro i merr nga një objekt me qera që e ka të lëshuar në komunën e Skënderajt.

Pagë vjetore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Jashari merr mbi 8 mijë euro.

Kurse 24 mijë euro i merr nga një objekt me qera që e ka të lëshuar në komunën e Skënderajt.