Kjo është modelja e vitit!

E publikuar: 23/03/2016 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndoshta për Kendall Jenner dhe Gigi Hadid flasin të gjitha mediet në botë, por “Daily Front Row Fashion” titullin e modeles së vitit, ia ka ndarë dikujt tjetër. Në të vërtetë, si modele e vitit 2015, është shpallur motra e Gigi-it, Bella Hadid.

Image

 

Vetë bukuroshja ka deklaruar se ky është një nder i madh për të dhe se nuk e kishte pritur. “Ky është një vlerësim i madh dhe një nder i madh për mua. Më besoni se nuk e kam pritur një gjë të tillë”, ka deklaruar ajo. transmeton Zeri.info.

Supermodelja e famshme britanike, ka zbuluar se kush është mbështetja më e madhe për të kur bëhet fjalë për karrierën e saj. “Përkrahjen më të madhe e kam nga familja, para se gjithash nga Gigi. Ata gjithmonë janë pranë meje në revytë më të rëndësishme.

 

Image

 

Ata janë aty për të ma rikujtuar se mund të arrij çdo gjë që dëshiroj”, ka deklaruar bukuroshja. Bella ka shtuar se jo vetëm familja e saj e mbështet, pasi edhe i dashuri i saj e ndihmon shumë dhe se dashuria e tij do të thotë shumë për të.

“Përveç mbështetjes nga familja, ajo që do të thotë shumë për mua, është edhe dashuria dhe mbështetja që marr nga i dashuri im, The Weeknd. Ai është aty kur më duhet mbështetja dhe dashuria”, ka përfunduar Bella.