Tesla do të fillojë shitjet e Modelit 3 me bateri për distanca të gjata në Evropë gjatë muajit Shkurt tha kompania.
Dritën jeshile kompania e mori nga autoritetet Belge. Që do të thotë se makinat mund ti shesë të mbarë vendet anëtare pa marrë aprovimin e tyre.
Debutimi në Evropë vjen në një moment kritik për Tesla e cila sapo largoi 7% të fuqisë punëtore.
Elon Musk tha se largimet nga puna bëhen për të rritur prodhimin e Model 3.
Ai vuri theksin tek rëndësia e shitjet së modeleve me kosto të ulët në shumë tregje.
Tesla synon të thyejë akullin dhe të nisë një adoptim në masë të makinave elektrike me Modelin 3. /PCWorld Albanian