Kjo është Kryesia e re e PDK-së

E publikuar: 05/08/2021 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues për formimin e strukturave udhëheqëse të partisë, pas zgjedhjeve të brendshme.

Memli Krasniqi ka zgjedhur emrat e anëtarëve të rinj.

PDK do të ketë katër nënkryetarë: Vlora Çitakun, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili dhe Ramë Bujën.

Ndërsa, emrat e rinj të Kryesisë janë; Bernard Nikaj, Donika Shahini, Adri Nurellari dhe Rashit Qalaj.

Përbërja e Kryesisë së re të PDK-së:

Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.