Kjo është historia e familjes së Rita Orës (Foto)

30.06.2015 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kjo është historia e familjes së Rita Orës (Foto)

Rita Ora është një nga këngëtaret më të suksesshme, aktore, dizajnere mode dhe një nga yjet me më shumë lidhje dhe ndikim në botë. Tashmë do jetë pjesë e jurisë së X Factor në Britani. Derisa vazhdon të tërheqë vëmendjen e medias britanike, Daily Mail i ka kushtuar një reportazh historisë së jetës së saj.

Sipas gazetës, ajo suksesin ia dedikon edhe katër anëtarëve të familjes së saj, mamasë Vera, babait Besnik, vëllait Don dhe motrës Elena.

Duke folur për Evening Standard, Rita Ora kujton: “Ne jetonim në Earls Court. Një dhomë për të gjithë ne. Motra më bezdiste pasi përsëriste mësimet me zë, kurse unë doja të flija”.

Vëllai i saj lindi në vitin 1998 dhe familja u zhvendos në Kensal Rise, ku babai bleu një pub të quajtur Queen’s Arms.

Nëna e saj, Vera, studionte mjekësi gjatë ditës dhe natën punonte si kamariere. Tani ajo punon si psikiatre.

Rita më vonë ndoqi shkollën e njohur “Sylvia Young Theatre School”. Hapat e parë në muzikë i nisi kur këndonte në pub-in e babait. Në atë kohë, kur ishte 15 vjeç, mamaja u prek nga kanceri në gji. Rita e la shkollën për t’u kujdesur për nënën, e cila e mori veten plotësisht.

Pas disa provave, shansi i doli. Kjo falë një ylli të muzikës hip hop, Jay Z. Menaxherja e saj, Sarah Stennet, që ka çuar përpara karrierën e Ellie Goulding, Jessie J dhe Conor Maynard, e prezantoi me këngëtarin.

Brenda 48 orësh ajo nënshkroi një kontratë me shtëpinë e tij diskografike. Rita u ‘fsheh’ në një studio dhe regjistroi këngën e saj të parë, hitin R.I.P me Tinie Tempah, që menjëherë u bë numri një.

Motra e saj është pjesa e Team Ora dhe e ndjek nga pas në turnetë botërorë. Rita është besnike edhe ndaj mamasë, të cilën e mori edhe në Glamour Woman Of The Year.

Perandoria e saj zgjerohet vazhdimisht dhe tani ajo është një yll edhe në botën e modës. Aktualisht ka shtëpi në Britani, SHBA dhe në Kosovë.

E pyetur për suksesin e saj, ajo thotë: “Duhet të kesh këshilltarë të mirë. Unë kam njerëz shumë të mirë. Motra dhe familja imë mbikëqyrin të gjithë gjërat. Është si një perandori e vogël e mirë. Po përpiqem të krijoj diçka, që familja ime të jetë mirë”./Express


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/kjo-eshte-historia-e-familjes-se-rita-ores-foto-112166/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Lexuesja e buzëve zbulon çfarë i tha Dakota Johnson Anne Hathaway në tapetin e kuq

Lexuesja e buzëve zbulon çfarë i tha Dakota Johnson Anne Hathaway në tapetin e kuq

Edhe zemra e Rita Orës rrah UÇK (FOTO)

Edhe zemra e Rita Orës rrah UÇK (FOTO)

Policia shqiptare e gjeti Jozefin Markun të fshehur në banjon e banesës së një shoku

Policia shqiptare e gjeti Jozefin Markun të fshehur në banjon e banesës së një shoku

BBVK 5 nis të zbulojë surprizat, Alaudin Hamiti jep detajin e parë për kastin

BBVK 5 nis të zbulojë surprizat, Alaudin Hamiti jep detajin e parë për kastin

Muzikë, energji dhe emocione: “Sunny Hill” mbyll një tjetër edicion historik

Muzikë, energji dhe emocione: “Sunny Hill” mbyll një tjetër edicion historik

Sunny Hill Festival publikon agjendën zyrtare për edicionin 2026

Sunny Hill Festival publikon agjendën zyrtare për edicionin 2026

Moment i veçantë në koncertin e Yll Limanit, Sinan Vllasaliu interpreton me të “Ditë e natë”

Moment i veçantë në koncertin e Yll Limanit, Sinan Vllasaliu interpreton me të “Ditë e natë”

Nga edicioni i parë deri te rikthimi i fundit, performancat e Dua Lipës në Sunny Hill Festival

Nga edicioni i parë deri te rikthimi i fundit, performancat e Dua Lipës në Sunny Hill Festival

Era Istrefi “flakë” në duetin e ri me Ledri Vulën- “Veç ti” merr vëmendjen

Era Istrefi “flakë” në duetin e ri me Ledri Vulën- “Veç ti” merr vëmendjen

Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

E dashura e Romeo Beckham vjen në Sunny Hill Festival si DJ

E dashura e Romeo Beckham vjen në Sunny Hill Festival si DJ

“Coachella” e Ballkanit: Si festivali “Sunny Hill” e vendosi Kosovën në hartën globale të udhëtimit

“Coachella” e Ballkanit: Si festivali “Sunny Hill” e vendosi Kosovën në hartën globale të udhëtimit

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë