Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur sot në Podujevë. I vrarë ka mbetur burri ndërsa e plagosur bashkëshortja e tij.
Detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore për Insajderin ka dhënë Bedri Hyseni, drejtori i ekipsër së emergjencës në Podujevë.
Doktor Hyseni ka konfirmuar se e njëjta është plagosur në regjionin e barkut teksa është dërguar për në QKUK
“Për momentin e kemi dërgu për në emergjencë në Prishtinë, ka një plagë në regjionin e barkut nga arma e zjarrit”, ka thënë Hyseni për Insajderi derisa nuk ka dhënë detaje nëse është jashtë rrezikut për jetë.
Ky është personi që u vra me armë zjarri sot në Podujevë
I njëjti ka kërkuar të flasim me mjekët e QKUK-së.
Një i vrarë dhe një i plagosur në Podujevë pas gjuajtjeve me armë.