Kjo është gjendja e 9-vjeçares që u plagos në Gjakovë

E publikuar: 04/01/2026 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë orëve të mbrëmjes, në Gjakovë ka pasur të shtëna me armë zjarri mes dy personave.

Raportohet se si pasojë e incidentit, është plagosur një vajzë 9 vjeçare, e cila ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes.

Ajo së pari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, ndërkaq tani është duke u transportuar në QKUK dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu raportohet se dy të dyshuarit janë nga familja Kurti dhe Duraku.