Aktorja Jennifer Aniston do të cilësohet si femra më e bukur e 2016-s nga revista “People”. Një burim i revistës “Gossip Cop” është shprehur se aktorja e “Friends” mendohet ta rrëmbejë këtë çmim për herë të dytë.
Bashkëshortja e Justin Theroux, do të shfaqet në kopertinën e revistës, e cila pritet të publikohet më 29 prill, në ditën kur do të publikohet edhe komedia e saj e ardhshme “Mother’s Day”.
Jennifer është zgjedhje perfekte për këtë çmim, pasi ajo nuk është vetëm e bukur nga ana fizike dhe shpirtërore, por është edhe një person mjaft frymëzues.


















