Mr. Bean ka nisur një marrëdhënie serioze me aktoren Louise Ford.
Lajmi për marrëdhënien e re mes të dyve ka kohë që qarkullon në mediat rozë, por “The Sun” thotë se komediani 60-vjeçar, është parë më aktoren 32-vjeçare në vilën e tij në veri të Londrës.
Rowan Atkinson, i njohur ndryshe si Mr.Bean ka hedhur një tjetër hap në jetën e tij, dy javë pas ndarjes nga gruaja e tij Sunetra Sastry, ndonëse kishin 24 vite martesë.
Një burim ka thënë: “Rowan dhe Louise janë shumë të rezervuar për sa i përket jetës së tyre private, por padyshim që ata janë në një lidhje serioze me njëri-tjetrin”. Atkinson dhe Ford bënë publike romancën e tyre në vitin 2014, në kohën kur martesa e aktorit të famshëm ishte drejt fundit.



















