Kjo është deklarata e Ambasadës së SHBA’së për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

E publikuar: 11/04/2017 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partitë opozitare ka kohë qe janë në kërkim të zgjedhjeve të parakohshme. Një proces të ri zgjedhor po e mbështet edhe një pjesë e deputetëve të PDK-së.
Ndërkohe, fundin e kësaj legjislature po e shohin edhe njohësit e çështjeve politike. Madje, kohëve të fundit janë përfolur edhe data konkrete për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Mirëpo, ambasada e SHBA-ve në Prishtinë nuk shpreh përkrahje në lidhje me zgjedhjet e parakohshme.

Në një prononcim për Indeksonline zëdhënësja e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, J.Michelle Schohn thotë se ambasadës asnjëherë nuk i është kërkuar përkrahja për zgjedhjet e parakohshme dhe se ata asnjëherë nuk kanë shprehur përkrahje për zgjedhjet e parakohshme në ndonjë datë të caktuar.

“Ambasadës as nuk i është kërkuar përkrahje për zgjedhje të parakohshme dhe as që ka shprehur përkrahje për zgjedhje të parakohshme në ndonjë datë të caktuar”, ka thënë Schohn për Indeksonline.

Në anën tjetër, Nisma për Kosovën tashmë ka nisur mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Kosovës , duke nisur kështu edhe mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.