Kjo është arsyeja pse Bigu pasi u dobësua nuk zbulon gjoksin e saj

E publikuar: 21/12/2017 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E gjithë kjo për faktin pasi që Bigu në fillim të këtij viti realizoi operacionin për zvogëlimin e lukthit për të larguar më pas gjithë peshën e tepërt, transmeton Gazeta Express.

Ajo pas këtij operacioni çdo ditë e më shumë po befasonte fansat e saj duke bërë kështu linjat tejet seksi.

Këngëtarja e cila që në fillim të karrierës së saj është vlerësuar si ndër më pozitivet së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku foli edhe për peshën që ka humbur, jetën private e për projektin e ri muzikor.

Megjithatë një batutë e saj në lidhje me gjoksin i ka bërë të gjithë të qeshnin.

“Pasi që kam humb peshë nuk i kam në gjendje të mirë për t’i ekspozuar, kështu që pasi t’i bëjë edhe unë ato ndërhyrjet prapë ti rrisë ndoshta do të vijë më hapur. Pak i kam të vjerrura por boll të mira i kam”, ishte shprehur duke qeshur Bigu.

Ndryshe, këngëtarja simpatike vetëm pak javë më parë ka deklaruar se statusi i saj tashmë është single./Gazeta Expres/