Kjo është agjenda e ceremonisë mortore të akademik Nexhat Daci

E publikuar: 01/01/2026 20:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, ka ndërruar jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci.

Me pikëllim, vajza e tij, Edi Daci, u shpreh se babain, Nexhatin, do ta kujtojnë gjithmonë për përkushtimin, urtësinë dhe kontributin e tij ndaj familjes, shoqërisë dhe vendit.

Me këtë rast, Edi Daci ka bërë publike edhe agjendën e ceremonisë mortore të Nexhat Daci.

Sipas njoftimit të saj, të premmten nga ora 09:00 deri në orën 11:45 do të bëhen homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, akademia përkujtimore për Nexhat Daci do të mbahet në Sallën Plenare të Kuvendit, nga ora 12:00 deri në orën 12:45.

Varrimi i Dacit do të bëhet me nderime shtetërore, te varrezat në Dragodan, me fillim nga ora 13:40.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot ka ndërruar jetë baba ynë, Nexhat Daci. Babin do ta kujtojmë gjithmonë për përkushtimin, urtësinë dhe kontributin e tij të çmuar ndaj familjes, shoqërisë dhe vendit, duke lënë pas një trashëgimi të respektit dhe dinjitetit që do të mbetet e paharruar”, shkruan Edi Daci.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka ndërruar jetë sot në moshën 81-vjeçare.

Për vdekjen e Nexhat Daci pati reagime nga krerët e shtetit të cilët ngushëlluan familjen Daci dhe vlerësuan lartë kontributin e z. Daci për vendin dhe shoqërinë.