Nji gazetë e përditshme hollandeze ka zgjedhë me ironizue Shqipninë si destinacion turistik.
Gazeta ‘Algemeen Dagblad’ ka pasqyrue se ku kanë me i kalue pushimet të gjithë ministrat hollandezë, të cilët janë të detyruem me i ndërpre ato nëse ka me pasë zhvillime urgjente sa i takon situatës në Greqi.
Edith Schippers, ministrja për Shëndetësinë, Mirëqenien dhe Sportin don me i kalue pushimet në Shqipni. Por përzgjedhja e Shqipnisë nga Schippers, asht pasqyrue me ironi në shtypin hollandez, – shkruen Lapsi.al. Ministrja asht portretizue në kufinin me Greqinë, dtu’ ecë me nji karrocw me gomar; gjithnji nëse situata në Greqi ka me u përshkallëzue.