Një kitarë që Elvis Presley e ka fituar nga babai i tij, është shitur për 334,000 dollarë në një ankand në Nju Jork.
Presley ia kishte dhënë kitarën një adhuruesi të tij gjatë një koncerti në Karolinën e Veriut më 1975.
Shtëpia e ankandeve Julien’s ka shitur po ashtu dorëshkrimin e John Lennonit për këngën Being For The Benefit of Mr Kite, për 354,400 dollarë.
Piano e parë e këngëtares Lady Gaga, e cila është vlerësuar në 100,000 dollarë, nuk ka arritur të gjejë blerës./rel/