Kishte votuar “partinë e gabuar”, votuesi në Indi këput gishtin e tij (Foto/Video)

E publikuar: 19/04/2019 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një votues indian thotë se ai ka këputur gishtin e tij tregues pasi e kuptoi se kishte votuar për partinë “e gabuar” politike.

Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, Pawan Kumar thotë se ai aksidentalisht përfundoi duke votuar për Partinë qeverisëse Bharatiya Janata (BJP), në një video që ka dalë virale.

Ai donte të votonte për një parti rajonale – por u hutua nga shumë simbole në makinën e votimit.

Ai hodhi votën e tij të enjten në Bulandshahr në shtetin verior të Uttar Pradesh. Kjo ishte faza e dytë e votimit në zgjedhjet e përgjithshme indiane.

“Doja të votoja për elefantin, por unë votoja për lule gabimisht”, thotë zoti Kumar në video.

Ai i referohet simboleve të partisë të shfaqura në makinën e votimit pranë emrit të secilit kandidat.

Simbolet e partisë luajnë një rol të madh në zgjedhjet e Indisë, sepse ato janë të lehta për t’u identifikuar në një vend ku shkrim-leximi është në nivel të ulët në shumë pjesë. /Telegrafi/