Kishte shtatë muaj pa luajtur, por gjuajtjen e parë në portë e bëri në mënyre fantastike – Ky është Ibra (Video)

E publikuar: 18/11/2017 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester Unitedi fitoi ndaj Newcastle Unitedi me rezultat 4-1 në Ligën Premier.

Përveç se Djajtë e Kuq bën një paraqitje të mirë pas humbjes ndaj Chelseat, Paul Pogba shkëlqeu, tifozët kanë edhe një arsye për t’u gëzuar.

E si të mungonte reagimi tipik në stilin Zlatan? (Getty Images)

Rikthimi në fushë i Zlatan Ibrahimovicit, i cili kishte rreth shtatë muaj pa luajtur, ndeshja e fundit për suedezin ishte në prill.

Ibra lëndoi ligamentin kryesor të gjurit dhe të gjithë menduan se karriera e tij përfundoi në ato momente.

Por, jo sulmuesi suedez u rikuperua në kohë rekorde dhe u rikthye në mënyrën më të mirë.

Zlatan Ibrahimovic në momentin e futjes në ndeshje, ai u fut në vend të Martial (Getty Images)

Në minutën e 77-të ai u fut në lojë dhe në minutën e fundit të takimit, me gjuajtjen e parë të tij në portë ishte afër të shënojë një super gol.

Ai gjuajti në mënyrë akrobatike, por jo mjaftueshëm fuqishëm për ta befasuar portierin kundërshtar. /Telegrafi/