Kishte mbështetur Specialen, Vjosa Osmani hesht për dënimin e Calit (Video)

E publikuar: 17/12/2022 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asnjë fjalë, askund, Vjosa Osmani nuk e tha për dënimin që iu shqiptua Salih Mustafës.

Presidentja po ashtu asnjehere nuk vizitoi asnjë të akuzuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

E ne anën tjetër, ajo ishte njëra ndër deputetet që votoi pro themelimit të saj.

Per votën qe do te jepte asokohe, thoshte se nuk kishte kurrfarë presioni.
Per votën pro, ish-deputetja Osmani arsyetohej edhe me citate nga Karta e Kombeve të bashkuara.

Lidhur me kete jepte edhe shembuj.

Osmani thoshte se cdo veprim ndryshe ne ate rast do ta cenonte pavarësinë e Kosovës.

Ajo ishte e bindur edhe për diçka tjetër. Jepte edhe nje porosi. E per gjithë kete, nëse po vepronte gabimisht, kërkonte t’i behej gjyq. Kerkonte te gjykohej me vote nga qytetaret.

https://m.facebook.com/Televizioni7/videos/711468560259867/