Kishin pranuar fajësinë, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari përfundojnë dënimin

E publikuar: 15/12/2025 16:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të dënuarit për pengim të administrimit të drejtësisë nga Gjykata Speciale, Sabit Januzi dhe Ismet Bajhtijari kanë përfunduar vuajtjen e dënimit.

Ndërkohë, Haxhi Shalës i ka mbetur edhe një vit burgim.

“Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari përfunduan vuajtjen e dënimeve të tyre më 4 tetor 2025. Z. Shala do ta përfundojë vuajtjen e dënimit më 11 dhjetor 2026”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara për Betimi për Drejtësi.

Januzi dhe Bahtijari në shkurt të vitit 2025 ishin liruar me kusht.

Më 4 shkurt 2025, është shpallur aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve, me ç’rast trupi gjykues i pranoi marrëveshjet për pranimin e fajësisë. Kështu, Haxhi Shala u dënua me tri vite burgim dhe Bahtijari e Januzi me nga dy vite.