Kishin dalë për gjueti, në vend të derrit të egër, burri vret gruan

E publikuar: 17/10/2022 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 69-vjeçare ka vdekur në mënyrë tragjike, pasi u qëllua aksidentalisht me armë gjuetie nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje, në veri të Francës, kur çifti kishin dalë për gjueti.

Siç raportojnë mediet vendase, Jacqueline Taylor, ndërroi jetë në spital, pasi plumbi e kapi direkt e në zemër.

Ndërsa bashkëshorti i saj Pierrot Philippot ka rënën në prangat e policisë. Ndaj tij rëndon akuza “vrasje nga pakujdesia”. Daily Mail shkruan se çifti kishin dalë në një pyll afër shtëpisë së tyre për të kapur derra të egër.