Kisha serbe e do Kosovën pa pavarësi dhe të pandarë

E publikuar: 10/05/2018 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me Apelin për Kosovën, Kuvendi i Kishës Ortodokse serbe (KOS) pritet ta përfundojë sesionin e vet pranveror. Në apel ajo thotë se Kisha… rekomandon se njohja e pavarësisë dhe as ndarja e Kosovës nuk janë zgjidhje, transmeton Koha.net.

KOS mendon “se pavarësia do të sillte destabilitet në rajon e në Europë, ndërsa me ndarje do të amputohej automatikisht një pjesë e Kosovës në të cilën jetojnë serbët dhe ku janë manastiret më të rëndësishëm”, ka shkruar sot gazeta “blic” e Beogradit.

Krerët e Kishës, me të ashtuquajturin Apel, njëjtë politikanët serbë, kanë bërë thirrje te SHBA-ja dhe BE-ja “që të bëjnë më shumë për respektimin e ligjit dhe të të drejtave në Kosovës, sepse, kanë theksuar, “toleranca e anarkisë do të ishte edhe një precedent me të cilin do të vazhdohej dezintegrimi në bazë nacionale dhe do të inkurajonte separatizëm”.

Ajo në apel ka theksuar se”nuk është për konfrontim me Europën”, ndërsa e ka përmendur atë që ajo e ka quajtur,”mospajtim në vetë BE-në lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Në versionin e fundit të apelit, të cilin “blic” thotë ta ketë pasur në shikim, nuk përmendet kundërshtimi i ndarjes, porse insistohet që Serbia të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, në rast të ndarjes së Kosovës, sipas tekstit të apelit, “bashkësia serbe do ta fitonte pjesën e vet, porse në pjesën jugore do të fillonte eksodit dhe me siguri edhe pogromi i ngjashëm me atë t vitit 2004”.

Në të njëjtën kohë mesazhet e Kishës për Kosovën, mbeten të njëjta: “Kisha nuk do ta braktisë kurrë Kosovën dhe popullin e vet, se Serbia e ka vendin në Europë, por si vend me dinjitet, me territorin pa marrë para sysh shkëputjen e shpallur të Kosovës”.