Kisha Ortodokse serbe po përgatit një tjetër provokim për Kosovën

E publikuar: 06/03/2018 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas asaj që raportojnë mediet e Beogradit, Kisha Ortodokse Serbe ka përgatitur një tjetër provokim ndaj Republikës së re të Kosovës, duke keqpërdorur lirinë e ushtrimit të fesë me formulime që cenojnë sovranitetin e shteteve të pavarura.
“Emri zyrtar i Kishës serbe në të ardhmen do të jetë “Kisha Ortodokse Serbe – Patrikana e Pejës”. Kjo do të jetë një nga risitë e parapara me propozimin e Kushtetutës së re të Kishës Ortodokse Serbe”, shkruan “Novosti”, transmeton Koha.net.

Patriku i kësaj kishe, sipas këtij burimi, po ashtu do të ketë titull të ri: “Kryepeshkop i Pejës, mitropolit i Beogradit e Karllovacit dhe patrik serb i vendeve bregdetare”.

Ndryshimet në emrin zyrtar të Kishës Serbe shpjegohen me dëshirën që të forcohet lidhja me selinë e saj historike në Patrikanën e Pejës, por edhe me Kosovën e Metohinë si pjesë më të rëndësishme të juridiksionit të saj.

Kushtetuta sugjeron që kreu i ri i kishës serbe të zgjidhet në Patrikanën e Pejës, ndërsa si mundësi për selinë kishtare parashihen Beogradi ose Mitrovica e Sremit”, shkruan kjo gazetë./Express/