Kirurgu bën transplantimin e parë të kokës në majmunin e gjallë, thotë se do ta bëjë edhe tek njeriu (Foto/Video)

E publikuar: 21/01/2016 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kirurgu i çuditshëm italian Sergio Canavero pretendon se hulumtuesit në Kinë me sukses kanë bërë transplantimin e kokës tek një majmun.

Shkencëtari ambicioz shkaktoi stuhi nëpër media vitin e kaluar kur ai tregoi planet e tij për të bërë një transplantim në kokën e njeriut, duke thënë se kjo do të ishte një kurë për paralizat e plota për vite të tëra.

3061951000000578-3408400-image-a-29_1453301773173

Tashmë, pas punës me një grup nga Kina dhe shkencëtarë nga Koreja Jugore, ai pranon se është shumë afër realizimit të kësaj, falë eksperimentimit në majmunë, minj dhe në kufomat e njerëzve, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.

Ai tha se ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim, por sipas tij është shumë e rëndësishme që njerëzit të mos e mendojnë këtë si diçka të pamundshme. “Kjo është absolutisht e mundshme dhe ne po punojmë shumë në këtë drejtim”, tha ai.

306152DA00000578-3408400-While_New_Scientist_has_not_seen_the_seven_papers_it_has_seen_im-a-2_1453298600751

Canavero tha se Kina me sukses ka arritur që të bëjë transplantimin e kokës duke e lidhur atë me furnizim të gjakut dhe trupit të ri, por në mënyrë kritike,  jo në palcën kurrizore.

Ai thotë se ky eksperimenti tregon se nëse koka është e ftohtë nën -15 gradë celsius, majmuni mund të mbijetojë nga procedura pa dëmtime në tru.

2B8FB7BC00000578-0-image-a-7_1440185200334

Ai tha se ai ka provuar eksperimentin në kufomat e njerëzve në përgatitje për t’i ndaluar dëmtimet në tru, përcjell lajmi.net.

Vitin e kaluar ai ishte temë e diskutimeve nëpër media kur tha se ka plane që ta operojë 31 vjeçarin Valery Spriridinov, i cili ka  sëmundje gjenetike të humbjes së muskujve.

Carnavero thuhet se ka kërkuar nga  Mark Zuckerberg i cili është duke ndihmuar shumë në këtë hulumtim jetëgjatësie, që ta financoj atë për ta bërë edhe transplantimin e parë të kokës në Rusi tek Valery Spiridinov.

301E906700000578-0-image-a-19_1453252640751

Nga ana tjetër personi me sëmundje gjenetike të muskujve tha se nëse do arrinte të menaxhonte për ta zëvendësuar trupin e tij dhe nëse gjithçka shkon mirë, kjo do i lejonte atij që të lirohej nga kufizimet që ai po i përjetonte.