Kirk Douglas asht fitues i Çmimit Oskar, dhe personalitet puna e te cilit shtrihet plot 70 vjet ne ekranet amerikane.
Ai s’ka qene vetem aktor, por edhe producent dhe shkrimtar. Douglas i ka prodhue filmat e famshem Seven Days in May, Paths of Glory, Lonely Are The Brave dhe The Vikings.
Ai ne letren e tij drejtue presidentave te ardhshem t’Amerikes, apelon me kerkue falje per skllavnine e zezakeve.
Kjo asht letra e tij:
Nese e doni voten teme ne Nandorin e 2016’tes, kerkoj nga ju me ba diçka qysh sot.
Amerika kurre formalisht nuk ka pranue dhe as ka kerkue falje per ligesine e skllavnimit. Prandaj kerkoj nga kandidati Republikan ose Demokratet me i kerkue falje popullit amerikan.
Refuzimi jone i vazhdueshem me kerkue falje per skllavni ende e turpnon dhe e ndane kombin tone. Ka kalue koha e sherimit.
Kam jetu gjate — 98 vjet — dhe kam pa sende te tmerrshme.
E kujtoj se Ku Klux Klan kane qene shume te fuqishem. Ata i digjshin kryqat neper fusha.
E kujtoj kur kishte kroje dhe banjo te segregueme.
Bile jetova aq gjate sa perjetova me e pa nji zezak per president — dy here.
E pabesueshme, ai sot jeton ne shtepine te cilen e kane ndertue skllavet.
Shpresoj se kam me jetu aq gjate sa me prite qe nji prej kandidateve per president me kerkue falje per skllavnine.
Na s’un e shlyejme historine tone, por na mujm me u angazhue qe urrejtja me u zhduke prej tokes sone te lavdishme.
Pres pergjegjen tuej.
(Burimi: HuffPost) /rrokum/