
Kryetari i Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli duket se është bindur për ta votuar një qeveri të re, të udhëhequr nga Albin Kurti.
Ai tha në T7 se i takon Kurtit “ta formojë qeverinë”, ndërsa foli për rolin që tha se duhet ta ketë partia e tij në këtë drejtim.
“Duhet t’i krijojmë institucionet e reja”, tha Kinolli.
Ai tha se beson që shumica e përfaqësuesve minoritarë do të bëhen bashkë për formimin e qeverisë së re më 15 prill.
“Në seancën e 15 prillit besoj që edhe shumica e komuniteteve pakicë do të bëhen bashkë dhe do e japin votën për formimin e qeverisë”, tha Kinolli.
Më 15 prill, kur është caktuar të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit, Kurti pret që të votohet edhe qeveria e re.