Një grua në Kinë ka shpëtuar mrekullisht, kur aksidentalisht u rrëzua në akuariumin me peshkaqenë.
Dy peshkaqenë ishin brenda akuariumit, në të cilin ra gruaja e cila qëndroi në ujë për më shumë se një minutë dhe i shpëtoi vdekjes, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur brenda një qendre tregtare në qytetin kinez Zheijang, kurse gruaja është shpëtuar në momentet e fundit nga dy pjesëtarë të sigurimit që e nxorën nga uji pa pësuar ndonjë lëndim.
Menaxhmenti i qendrës tregtare ka njoftuar se peshkaqenët në akuarium nuk janë të rrezikshëm, pasi janë ende shumë të vegjël. /Telegrafi/