Kompania kineze që është shtrirë më shumë në treg kohëve të fundit, OPPO, pritet ta zgjerojë linjën e saj të pajisjeve ultra të holla duke sjell telefonin e ri Oppo R7.
Pajisja e re raportohet se është pajisur me licencat e duhura dhe tani është afër lansimit.
Sipas licencës, telefoni i ri R7 është i hollë 4.85 mm dhe ka procesor octa-core MediaTek MT6795 SoC.
Kamera e tij është 20.7 MP, ndërsa detajet tjera nuk janë publikuar akoma.
Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim për telefonin e ri të kompanisë kineze, kjo pajisje besohet se do të dalë në shitje në gjithë botën.