Zyrtarët e lartë komunist në rajonin autonom kinez ku jetojnë myslimanët ujgurë kanë thënë se ekstremistët që janë pjesë e këtij rajoni janë arrestuar pasi janë kthyer nga Siria ku kanë luftuar përkrah Shtetit Islamik.
Zhang Chunxian, udhëheqës i partisë në Xinjiang, iu ka thënë sot gazetarëve se radikalët janë kapur gjatë zbulimit të planit për një sulm terrorist.Zhang nuk ka dhënë detaje rreth të arrestuarve.
Më shumë se 100 persona janë vrarë gjatë dhunës së vitit të kaluar në këtë rajon, ndërsa shumë ujgurë janë arrestuar apo dënuar me vdekje për sulmet e vitit të kaluar.
Ujgurët janë ankuar për trajtimin që iu bën shteti kinez.