Kina ‘zhduk’ Peppa Pig: Personazh i padëshiruar

E publikuar: 01/05/2018 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Personazhi i famshëm i filmit për fëmijë, Peppa Pig, është hequr nga një prej platformave më popullore të medias sociale në Kinë, me median shtetërore që thotë se karakteri shfrytëzohej për qëllime të tjera.

Përdoruesit e medias sociale në vend vunë re se videoklipet e filmit për fëmijë ishin hequr të shtunën dhe të hënën, gazeta shtetërore Global Times tha se hashtagu Peppa Pig ishte hequr nga uebsajti i videove Douyin, dhe kërkimet për Peppa Pig në sajt, nuk jepnin asnjë rezultat.

Shumë gazeta po ashtu nënvizuan se platforma duket se e ka shtuar Peppa Pigun në listën e saj të zezë.

Filmi vizatimor Peppa Pig është shumë popullor në Kinë, por pavarësisht se ka në shënjestër një audiencë parashkollore, ai është pëlqyer jo pak edhe nga më të rriturit në muajt e fundit.

Karakteret e tij janë bërë të kudogjendura në rrjet, madje shpesh herë marrin edhe përmbajtje seksuale.

“Pasi Peppa Pig nisi të përdorej në këtë mënyrë dhe si pasojë u bë virale, disa ekspertë thanë se popullariteti dëshmon psikologjinë sociale për të kërkuar risi dhe argëtim, çka dëmton moralin pozitiv të shoqërisë”, shkruante Global Times.

Pekini madje ka tentuar të zbusë entuziazmin subversiv për Peppa Pig duke u përpjekur të promovojë seriale vizatimore me personazhe derra, të prodhuara në Kinë.

Gazetat e Hong Kong-ut ndërkohë vërejnë se ka pasur një frenezi të ekzagjeruar për produkte Peppa Pig online, me përdoruesit që paguanin edhe qindra Yen për sende si p.sh set pjatash të stilit antik me Peppa Pig. /tch/