Kina u shpall luftë ICO-ve ndërsa Koreja e Jugut sinjalizon ndëshkime

E publikuar: 17/09/2017 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banka Qendrore Kineze konfirmoi ndalimin e ICO-ve në vendin e 1.3 miliard banorëve duke thënë se është një mjet financiar i cili cenon seriozisht rendin ekonomik dhe financiar të vendit.

Në një deklaratë zyrtare të publikuar në uebsajtin e bankës ditën e Hëne, ajo shpallte të paligjshme të gjitha aktivitetet ICO.

“Organizatat dhe personat të cilët kanë mbyllur fushatat ICO duhet të rimbursojnë investitorët në mënyrë që të mbrohen të drejtat dhe interesat e tyre,” shkruhej në deklaratë.

Uebsajtet dhe aplikacionet e ICO-ve duhet të mbyllen

Por ndalimi i Bankës së Kinës shkon përtej thjeshtë ndalimit të këtij aktiviteti. Të gjitha organizatat dhe individët që kanë mbajtur një ICO janë të ndaluar të kryejnë veprimet me monedhat e tyre si dhe operatorët duhet të ndalojnë konvertimin e fondeve virtuale në para prej letre.

“Platformat nuk mund të blejnë as të shesin monedha virtuale e as të ofrojnë shërbime të mesme.”

“Autoritetet financiare duhet të kërkojnë nga operatorët e telekomunikacionit të ndalojnë ofrimin e shërbimeve për uebsajtet dhe aplikacionet mobile si dhe ti largojnë nga dyqanet respektive. Autoritetet gjithashtu duhet të anulojnë licencat sipas ligjeve në fuqi.”

40% e ICO-ve ndaluan aktivitetin brenda 24 orëve

Qeveria Kineze është përgjegjëse për ndalimin e aktivitetit të 40% të industrisë së ICO-ve me një vlerë prej 1 miliard+ dollarësh brenda natës.

Fenomeni ka patur një rritje të paprecedent gjatë 2017-ës ku pati një dyndje investitorësh drejt pasurive virtuale.

Duke ngrirë ICO-të dhe shkëputur çdo operacion biznesi të tyre, rregullatorët Kinezë kanë ekspozuar pothuajse pjesën më të madhe të komunitetit të biznesit ndaj pasojave ligjore.

“Organizatat jo financiare janë të ndaluara direkt apo indirekt të ofrojnë çdo shërbim apo produkt në këmbim të monedhave virtuale,” paralajmëronte Banka Qendrore.

Koreja e Jugut paralajmëron masa të ngjashme

Lajmet e bujshme që erdhën nga Kina përkuan me goditjen e radhës ndaj ICO-ve nga Koreja e Jugut ku ky aktivitetet pritet të ndëshkohet në javët në vijim shpreheshin autoritetet financiare të vendit gadishullor.

“Do të ndërtojmë një bazë ligjore e cila rregullon monedhat virtuale dhe tregtimin e tyre brenda një kuadri ligjore si dhe do të shtrëngojmë masat ndëshkuese ndaj ngritjes ilegale të fondeve,” shprehej një zyrtar i Komisionit për Shërbimet Financiare në Korenë e Jugut. /PCWorld Albanian