Kina u ndalon prindërve që t’i joshin fëmijët në fe

E publikuar: 17/10/2016 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria kineze ka thënë se prindërit dhe kujdestarët nuk mund t’i organizojnë, joshin ose detyrojnë të miturit që të praktikojnë aktivitete fetare, sipas të përditshmes shtetërore kineze.

Për më tepër, Qeveria kineze u ka bërë thirrje njerëzve që t’i raportojnë në polici fqinjët, miqtë dhe të afërmit, të cilit i joshin në fe të miturit, në provincën Xinjiang, e cila është shtëpi e popullsisë më të madhe myslimane në Kinë, transmeton Express.

Rregullat e reja edukative që do të futen në fuqi në Xinjiang më 1 nëntor, kërcënojnë se do t’ua marrin fëmijët prindërve dhe më pas t’i dërgojnë ata për t’u “korrigjuar” në shkolla specialiste.

Rajoni autonom Xinjiang, i cili gjendet në kufi me Pakistanin dhe vendet me shumicë myslimane, përfshirë Kazakistanin, është shtëpi e popullsisë më të madhe myslimane në Kinë, për shkak të popullsisë së madhe të etnitetit Uighur.

Por, kufizimet janë vënë kundër praktikumit të Islamit, si dhe katër feve të tjera që njihen zyrtarisht nga Kina.