Në kërkim për jashtëtokësorë, Kina ka ndërtuar radio-teleskopin më të madh në botë, që thuhet se do të çojë në “zbulime përtej imagjinatës sonë”.
Pajisja gjigande me emrin FAST, e vendosur mes kodrave në rajonin Guizhou, ka nisur punën këtë javë. Me një kosto prej më shumë se 150 milionë dollarë, është shumë më i madh se Observatori Aresibo në Porto Riko, që deri më sot ishte radio-teleskopi më i madh në botë.
Ka një ndjeshmëri dy herë më të madhe dhe një madhësi sa 30 fusha futbolli. FAST do të përdorë 4450 panelet e tij për të kërkuar shenja jete inteligjente.
Kina e shikon programin e saj hapësinor multimiliarder si një simbol i progresit të vendit. Shteti aziatik ka planifikuar një stacion hapësinor të përhershëm deri në vitin 2020 dhe një mision në Hënë.