Kina i quan “dezinformata” pohimet e zyrtarëve amerikanë se Rusia i kërkoi ndihmë ushtarake

E publikuar: 14/03/2022 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kina i ka quajtur “dezinformata” pohimet e zyrtarëve amerikanë se Rusia i kërkoi Pekinit t’i jepte ndihmë ushtarake në Ukrainë.

Nga shumë media amerikane pretendohej se Moska kishte kërkuar mbështetjen e Pekinit, duke cituar zyrtarë amerikanë të paidentifikuar, shkruan Skynews.

Më herët, ambasada e Kinës në Uashington tha se nuk mund t’i konfirmonte këto pretendime, duke shtuar se mbështet të gjitha përpjekjet drejt një zgjidhje paqësore të krizës.

Por tani, një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze ka pretenduar se këto pohime janë “dezinformata” që vijnë nga SHBA.