Si pasojë e vdekjes së 4 qytetarëve kinezë nga një bombë e rënë nga avionët luftarakë të Mianmarit në Jug të Kinës, autoritetet kineze kanë dërguar avionët luftarakë të tyre në kufirin me këtë shtet.
Si pasojë e vdekjes së 4 qytetarëve kinezë nga një bombë e rënë nga avionët luftarakë të Mianmarit në Jug të Kinës, autoritetet kineze kanë dërguar avionët luftarakë të tyre në kufirin me këtë shtet.
Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit, Shin Xinki, njoftoi se pas vdekjes së 4 qytetarëve kinezë nga një bombë e rënë nga avionët luftarakë të Mianmar në rajonin Yunnan ata kanë dërguar avionët e tyre luftarakë për të monitoruar dhe paralajmëruar avionët luftarakë të Mianmarit dhe për ti mbajtur larg ato nga rajoni.
Njoftohet gjithashtu se forcat ajrore të Kinës janë në alarm të nivelit të lartë dhe se janë duke mbajtur nën mbikëqyrje të rreptë kufirin Kinë-Mianmar dhe gjithashtu theksohet se Kina do të marrë masa në kufi për të mbrojtur sovranitetin e hapësirës ajrore kombëtare.
Autoritetet kineze gjithashtu për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin e kufirit të dy vendeve i kanë bërë thirrje palës së Mianmarit për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës për incidentin dhe ngjarje të ngjashme të mos përsëriten më, raporton Anadolu Agency (AA).
Në rajonin e trazuar në afërsi të kufirit kinez në verilindje të Mianmarit mes Ushtrisë Aleanca Demokratike Kombëtare e Mianmarit e cila përbëhet nga rebelët me origjinë kineze Kokang dhe forcave të sigurisë që nga 9 shkurti e deri më sot konfliktet janë në vazhdim.
Pas rritjes së tensionit në zonën e konfliktit në muajin e kaluar të paktën 30 mijë persona u strehuan në Kinë duke ikur nga Mianmari. Autoritetet kishin njoftuar më parë se pavarësisht konflikteve në Mianmar kufiri do të ishte i hapur.